Showbiz

Fituesit i çmimit “Oscar” do të bëhet baba për herë të parë

Joaquin Phoenix dhe partnerja e tij Rooney Mara do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi i bukur u konfirmua ditën e djeshme kur Rooney u fotografua teksa po shkonte tek shtëpia e motrës së saj ku kishte veshur një bluzë të gjerë që shfaqte disi barkun e saj të rrumbullakët.

Dyshja e famshme nuk janë parë për javë të tëra në publik për shkak të vetëkarantinimit dhe distancimit social nga pandemia e Koronavirusit.

Mësohet se bukuroshja është në muajin e 6-të të shtatzënisë por për momentin ende nuk dihet gjinia e bebit.

Në muajin shkurt gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” Joaquin Phoenix arriti të rrëmbejë kupën si aktori më i mirë mashkull për rolin famëkeq “Joker”.