Celebrities Gossip Showbiz

Fjalët më të bukura për sot i dëgjuam në urimin e Monikës për ditëlindjen e mamasë së saj!

Monika Lubonja ishte një nga banorët më dinamike të këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Albania”. Ajo dhuroi gjithçka, nga të qeshurat dhe shakatë e shumta me banorët e tjerë, e deri te emocionet e forta gjatë spektaklit. Monika tregoi se nuk ka frikë të sfidojë moshën, dhe të përballojë më së miri bashkëjetesën me të tjerë VIP-a të moshave të ndryshme.

Monika ishte padyshim një nga personazhet më interesante, që shkëlqeu në të gjitha drejtimet. Ajo spikati për idetë e saj, për origjinalitetin, për debatet dhe spontanitetin e saj në të gjitha lojërat dhe situatat e krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Tani Monika po e shijon qëndrimin e saj me familjen dhe miqtë e saj dhe ajo reflekton pozitivitet dhe buzëqeshje edhe në rrjetet sociale.

Pak orë më parë, aktorja bukuroshe ndau me ne në rrjetin e saj social Instagram një postim ku teksa ka ndarë me ne një foto të rrallë me mamanë e saj në ditën e ditëlindjes, krahas i ka dedikuar fjalët më të bukura.

Sot mezi ja vodha këtë foto. Nuk pranon të dalë (ia dua këtë thjeshtësinë) i thashë që do ia çoj Teas këtë foto. Gjithmonë ke bërë gjëra shumë të mëdha në jetën tënde, e prapë ke qenë njeriu që kurrë nuk doje t’i tregoje sukseset e tua në jetë. Gjithmonë e thjeshtë, por me një zemër të madhe dhe pafund me dashuri e sakrifica. E kudogjendur si në familje ashtu edhe me pacientët e tu kudo, kudo ishe ti. O Ma edhe 100 vite sa të duash ti u bëfsh, O FRYMA IME. Mbretëresha ime. Sa dëshirë kam të shkruaj për ty, por më duket se fjalët janë shumë pak, përpara asaj që je ti. Të dua drita ime, jeta ime.

Me një nga ish-banorët me të cilin kishte marrëdhënie deri diku të mira brenda shtëpisë, gjërat nuk janë më të tilla. Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja teksa është pyetur për historinë e shumëpërfolur ende edhe pse shumë muaj pas përfundimit të spektaklit, të Borës dhe Donaldit, Monika nuk i kurseu aspak kritikat duke u shprehur se tanimë e gjitha po bëhet për marketing.

Rikujtojmë se në fakt aktorja ka qenë e ftuar në emisionin e parë të vëllezërve Veshaj ‘Më lër të flas’ dhe marrëdhënia e tyre dukej shumë e mirë, ndaj ende nuk dimë se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre.