Celebrities Gossip Showbiz

Fjolla Morina ka një ‘mallkim’ për të gjithë ata që janë me pushime…

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka.

Së fundmi, ashtu si vetëm ajo di bukuroshja ka tërhequr sërish vëmendjen me anë të postimeve të saj në Instastory. Me anë të disa fjalëve që ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit duket se Fjolla ka ‘mallkuar’ në formë shakaje të gjithë ata që janë me pushime verore.

Vera dimër iu bëftë atyre që janë në det. Jam duke parë filma me peshkaqenë mos të më marrë malli për detin.

Këngëtarja prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, por kohëve të fundit na kishte paralajmëruar se do të rikthehej. E ashtu siç premtoi, Fjolla lansoi projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin Nushi. ‘Suppa Duppa’ me një videoklip shumë të nxehtë në më pak se një muaj nga publikimi ka arritur të ketë afro 2 milion klikime në platformën YouTube.

Vetëm pak pas ndarjes, Fjolla ka publikuar së fundmi në rrjetin e saj social Instagram disa fotografi dhe ka nxitur menjëherë dyshimet tek fansat e saj se mund të ketë nisur një romancë të re dashurie. E dyshimet vazhdojnë shtohen, sidomos pas Instastory-ve të para disa ditëve të postuar nga këngëtarja. Bukuroshja ka treguar gishtin e saj ku vendoset unaza e martesës dhe në të të vendosur një unazë të madhe diamanti.