Bota Sport

Formula 1, Charles Leclerc rinovon me Ferrarin!

Charles Leclerc dhe Ferrari vendosën të “zezën mbi të bardhë” në kontratë për një marrëveshje shumë vjeçare që do ta shtyjë bashkëpunimin përtej vitit të tyre të pestë së bashku.

Rinovimi ishte i pritshëm, por njoftimi zyrtar nuk specifikon zgjatjen kohore. Mund të jetë një marrëveshje pesë vjeçare, me mediet që tregojnë se Leclerc është i besuari i “Kokëkuqes” italiane.

Rinovimi shënon një pikë kthese të rëndësishme në planet e Ferrarit dhe në karrierën e pilotit nga Monaco, sepse e bën Charles “flamurin” e ekipit. Carlos Sainz është bashkëpiloti i tij, teksa italianët kërkojnë të jenë konkurrues në sezonin e ri që nis në mars në Bahrein

Leclerc iu bashkua Ferrarit në 2016 në Akademinë e Pilotëve dhe tanimë ka rinovuar duke shprehur edhe lumturinë e tij. “Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të vesh kostumin e Ferrarit edhe në sezonet e ardhshme.

Gara për këtë ekip ka qenë ëndrra ime që kur isha tre vjeç. Kam parë Çmimin e Madh të Monacos nga dritarja e shtëpisë së një miku dhe po kërkoja makinën e kuqe. Ky ekip është familja ime e dytë. Ferrari besoi në mua që në fillim dhe më lejoi të bëj rrugën time në Formula 1. Është e pabesueshme të vesh këto ngjyrat dhe të gëzoj mbështetje të çmendur nga çdo pjesë e botës”, tha piloti.