Celebrities Gossip Showbiz

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo na ëmbëlsojnë ditën me foton e vogëlushes së tyre!

Georgina Rodriguez ndau foton e ëmbël në InstaStory-n e saj për ta parë 39 milionë ndjekësit e saj. Në foto duket vogëlushja bukuroshe e Rodriguez dhe Ronaldo-s. Kujtojmë se Georgina Rodriguez ka konfirmuar emrin e vajzës së tyre me anë të një postimi në Instagram.

Bukuroshja Bella Esmeralda shihet me sy të mbyllur me një jakë Dior dhe një palë vathë shumë të këndshme. E vogla ka fituar dashurinë e fansave të yllit, për më tepër për shkak të historisë së saj.

Kujtojmë, se më 18 prill të këtij viti, Ronaldo zbuloi se partnerja e tij kishte sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme. Por kjo erdhi së bashku me lajmin tronditës se vëllai i saj binjak nuk ia kishte dalë, me Ronaldon duke treguar për trishtimin e tyre më të thellë.

Rodriguez është nënë e dy prej pesë fëmijëve të Ronaldos, me më të madhin e tij, Cristiano Ronaldo Jr, i lindur në vitin 2010. Ronaldo, 37, ende nuk është kthyer në Manchester United për stërvitje parasezonale mes raporteve se ai është i pakënaqur në klub. Klubi konfirmoi se Ronaldo do të humbiste turneun e tyre në Tajlandë dhe Australi për arsye familjare.

Kujtojmë se fotot e Georgina Rodriguez-it gjatë pushimevë në Ibiza bënë xhiron e rrjetit ditët e fundit dhe mediat e tepruan me titujt bullizues që komentonin trupin e saj. Pas reagimeve kundër këtyre titujve tendenciozë ka ardhur edhe reagimi i vetë partneres së Cristiano Ronaldo-s.