Lifestyle

Gjatë verës kur jeni në makinë duhet që të shmangni patjetër këto dy gjëra!

Celulari është bërë një aksesor i domosdoshëm pa të cilin nuk bëjmë dot. Megjithatë, kur hipim në makinë në verë, duhet të jemi pak më të kujdesshëm se si e trajtojmë pajisjen tonë. Më konkretisht, janë dy lëvizje që duhet të kemi gjithmonë parasysh. Para së gjithash, celularin nuk duhet ta lëmë kurrë në xhamin e përparmë ose në një vend tjetër që ka shumë diell. Ajo që preket më shumë është bateria e celularit e cila mund të zgjerohet dhe madje të shpërthejë. Sidomos në verë, duhet evituar gjithashtu edhe karikimi i celularit në makinë pasi rrit temperaturën e tij.

 

Ndërkaq, shumë prej nesh e mbajnë celularin pranë krevatit kur flenë gjumë, madje disa edhe nën jastëk. Ndërsa mund të na duket e pakonceptueshme të flemë pa telefonat tanë pranë, efektet e këqija që shoqëruesi i netëve tona duket se po shkakton në shëndetin dhe mirëqenien tonë, kanë filluar të bëhen të pakapërcyeshme.

Jo vetëm që rrezatimi nga telefoni është toksik për shëndetin tuaj, por vetë drita që lëshon na ndikon në më shumë mënyra përveç se na mban zgjuar pak më vonë se zakonisht. Ne tani jemi të përfshirë në mënyrë aktive në ‘dërgimin e mesazheve në gjumë’ njëri-tjetrit. Është e ngjashme me “të folurit në gjumë”, por është më e rrezikshme se ajo, pasi mund të shkaktojë probleme më serioze si pagjumësia.

Sjellim në vëmendje se në ditët e nxehta të verës, të marrësh një shishe me ujë të ftohtë në makinë ndërsa nget, duket si veprimi më i natyrshëm, por zjarrfikësit thotë që kjo mund të sjellë pasoja të dëmshme. Një njësi zjarrfikëse në Oklahoma dhe një kompani energjetike në Idaho së fundmi kanë demostruar se si një shishe ujë e mbushur pjesërisht me ujë mund të përqendrojë rrezet e diellit dhe të nisë një zjarr.