Showbiz

Gjiko dhe Elita më në fund vendosin datën e martesës?!

Prej javësh tashmë flitet vetëm për dasmën e shumëpritur të reperit Gjiko me moderatoren bukuroshe Elita Rudi.

Edhe pse në median rozë thuhej se dyshja do të lidhnin kurorë në fillim të këtij muaji kjo gjë qartazi nuk ndodhi. Gjithashtu aludohet se Elita mund të jetë në pritje të ëmbël por ky detaj nuk është pranuar nga çifti i famshëm.

Burime pranë tyre kanë konfirmuar për “Prive.al” se ata do t’i thonë ‘po’ njëri-tjetrit më 21 shtator por vendi dhe ora ende nuk janë zbuluar. Ata janë shumë të emocionuar për këtë ndërkohë që i njejti burim thekson se ftesat e dasmës ende nuk janë dërguar.