Gossip

Gratë e famshme që e dashurojnë veten e tyre dhe nuk e kanë aspak problem të duken “perfekte” në sytë e botës!

Të famshmit jetojnë nën presion të vazhdueshëm që të duken gjithmonë të përsosur dhe shumica e tyre as që mund të dalin pa grim në daljet e tyre publike. Por këto gra të guximshme vendosën të heqin komplekset dhe të ndajnë fotografitë e tyre aspak perfekte në mediat sociale. Nga “përqafimi” i celulitit dhe qimeve të trupit e deri tek bërja e selfieve pa grim, këto të famshme dëshmojnë se bukuria vjen vërtet nga brenda.

1. Julia Michaels

2. Ashley Graham

3. Lourdes Leon

4. Vanessa Williams

5. Bekah Martinez

6. Jennifer Lopez

7. Chrissy Teigen

8. Amy Schumer

9. Jennifer Garner/Juliette Lewis

10. Jessica Simpson

Rikujtojmë, se supermodelja e njohur nga Çekoslovakia, Paulina Porizkova është 56-vjeçe dhe ndihet më krenarë së kurrë për moshën e saj. Së fundmi ajo ka postuar një foto në rrjetin e saj social, Instagram duke treguar format trupore, barkun e saj të sheshtë dhe flokët natyrale e mbi të gjitha duke dhënë një mesazh të rëndësishëm.

Ndërkaq, gjatë sezonit të plazhit, shumë prej jush mund të fillojnë të ndiejnë presionin mendor për të bërë diçka në lidhje me trupat tuaj. Fotografitë, videot, postimet dhe artikujt sugjerojnë një imazh ideal të një trupi veror mundësisht të hollë dhe të tonifikuar.

Stigma e peshës që vjen së bashku me motin e nxehtë mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë mendor dhe vetëbesimin dhe ne mund të ndihemi të frustruar që nuk e kemi arritur atë “trup të përsosur veror”.