Aktualitet

Habit ish-studenti: “Jam bullizuar nga Adi Krasta”!

Kohët e fundit, bullizmi është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues që padyshim prek të gjithë shoqërinë. Së fundmi, në emisionin “Shqipëria Live” në “Top Channel” ishte i ftuar një 31-vjeçar nga Prishtina, i quajtur Labinot Azemi, i cili tregoi se ishte bullizuar që në moshë të vogël për shkak të pamjes fizike.

Labinoti tregoi se ishte bullizuar nga pedagogët e tij dhe në veçanti nga Adi Krasta. Për më shumë ai ka thënë se:

Unë kam pasur një qasje të mirë me kolegët në fakultet, por duhet patjetër ta them këtë pjesë, bëhet fjalë për pedagogë që janë personazhe të rëndësishëm në botën e televizionit. Thashë që nuk do të përmend emra se nuk është etike, por ata e dinë se për kë bëhet fjalë. Unë kam qenë student i personazheve të njohur dhe ky bullizëm ka ndikuar kaq shumë te unë dhe më ka kanë shuar dëshirën për gazetarinë. Më kanë krahasuar me të tjerët për pamjen e jashtme. Jam bullizuar prej atyre që i kam ndjekur në ekran me shumë kënaqësi edhe dashamirësi dhe sot jam stepur para tyre.

Sa herë që shkoja në zyrat e tyre apo në korridore më thonin nuk kam kohë, se për të tjerët kishin. Për pamjen se nuk kanë pasur arsye tjetër, se unë isha veç student. Kam pasur shumë dashamirësi për Adi Krastën, kam qenë student i tij por që ai më ka zhgënjyer dhe nuk më ka dhënë aq sa kam merituar. Kur thashë që jam zhgënjyer e lashë të kuptohej që ka qenë pjesë e bullizmit. Në momentin që të thotë ky është më i mirë se ti, të lë të kuptosh se unë jam më ndryshe se tjetri. Në korridore që doja të flisja me të, më neglizhonte. Unë doja të konsultohesha se kisha shumë stres, por puna e pamjes dhe bullizmi ndikonte jashtëzakonisht shumë.  Kur ishim në pushim ai nuk më jepte fare hapësirë. 

Rikujtojmë, se për bullizmin është folur edhe në emisionin “Live from Tirana” ku kanë shprehur opinionin e tyre në lidhje me këtë gazetari Edi Hallaçi,dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi.