Celebrities Ndryshe Politikë

Nga politikanët që flirtojnë e deri te moderatori i preferuar, Sonila Meço në një intervistë ‘ndryshe’ për TAR!

E ftuar në këtë episod të ‘Ndryshe’ ishte e ftuar gazetarja e njohur, Sonila Meço. E njohur prej vitesh tanimë dhe teksa e kemi parë të drejtojë pyetje në emisione të ndryshme, ajo vjen për t’u përgjigjur disa pyetjeve shumë ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit.

Fillimisht, Sonila na tregoi se çfarë është televizioni për të?

Televizioni është një mjet komunikimi i keqpërdorur. Ndërsa, për mua është platforma më e rëndësishme për të komunikuar idetë e mia.

Ka ndodhur ndonjëherë që politikanët në studio apo jashtë saj të flirtojnë me Sonilën? Dhe a ka gazetarja ndonjë politikan të preferuar?

Për politikanët, jo nuk kam simpati edhe ata vetë duke e ditur pozicionin e tyre nuk e presin. Në studio nuk ka politikan që flirtojnë, jashtë studios kjo duhet diskutuar. 

Cila është ëndrra në sirtar e Sonilës?

E kam një program në mendje që i jam afruar para disa vitesh po nuk ka qenë i plotë. Dua një emision që të dal në pension me të. Jam xhol i ekranit sepse kudo të më hedhësh do bie në këmbë.

Cila nga moderatoret/ët shqiptarë pëlqen më shumë gazetarja?

Po rri te rangu im dhe më kujtohet, unë nuk bëja televizion asokohe dhe shikoja Ilva Taren, ajo ishte e rrjedhshme shumë, por kur u futa në televizion kuptova që rrjedhshmëria nuk është gjithçka. Pastaj pash Adi Krastën që ishte i gjithanshëm në atë që bënte.