Celebrities Gossip Showbiz

Humbi xhaketën ditën kur po kurorëzonte dashurinë, Kourtney Kardashian vjen me një ofertë për atë që e gjen!

Ditën e djeshme ylli televiziv Kourtney Kardashian festoi një-vjetorin e dasmës së saj dhe Travis Barker në Las Vegas. Bukuroshja në rrjetin e saj social Instagram zbuloi se e kishte vendosur në një vend të gabuar xhaketën e lëkurës që kishte veshur teksa po kurorëzonin dashurinë e tyre. Ndërkaq ajo tha se:

Ishte një nga netët më të mira të jetës sonë, duke ëndërruar për një jetë të mbushur me aventura argëtuese së bashku. Përfundova duke e humbur këtë xhaketë atë natë, të cilën e kisha për dhjetë vjet dhe ka një shpërblim nëse dikush e gjen.

“Cili është shpërblimi?”, pyeti një komentues Kourtneyn. Rikujtojmë, se themeluesja e “Poosh” dhe bateristi i Blink-182 pas ceremonisë së dasmës së tyre në prill 2022, u martuan ligjërisht në një gjykatë në Santa Barbara muajin e ardhshëm. Vetëm disa javë më vonë, Kardashian dhe Barker organizuan festën e tyre të tretë të dasmës në Portofino, Itali.

Ndërkaq, sipërmarrja e fundit e biznesit të Kourtney ka ngjallur një reagim të madh. Ylli është akuzuar si një person i tmerrshëm falë faktit që ka promovuar një sumplement në formë karameleje për shëndetin vaginal për miliona fansat e saj. Kourtney lançoi “Lemme” në Instagram, duke inkurajuar ndjekësit e saj që t’i japin vaginës së tyre ëmbëlsinë që meriton dhe ta kthejnë atë në një ëmbëlsirë.