Celebrities Showbiz

Intervista e bujshme e Meghan Markle dhe Prince Harry-t nominohet për çmimin “Emmy”!

Intervista e famshme e Princit Harry dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey në të cilën ata u deklaruan rreth përçarjeve në Familjen Mbretërore është nominuar për një çmim “Emmy”. Duka dhe Dukesha e Sussex-it, të cilët mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë, Lilibet Diana, më 4 Qershor, mund të marrin në shtëpi një trofe për rrëfimin e tyre, i cili u transmetua në muajin mars dhe shkaktoi reagime të forta.

Fituesit do të shpallen në edicionin e 73-të të “Emmy”-s më 19 Shtator, teksa në njëjtën kategori janë nominuar “Stanley Tucci: Searching For Italy” dhe “My Next Guest Needs No Introduction With David Letterman”. Intervista e Harry-t dhe Meghan-it shkaktoi reagime tronditëse në të gjithë botën ndërsa çifti zbuloi dhe përçarjen e marrëdhënies së tyre me Familjen Mbretërore.

Ata akuzuan një anëtar të Familjes Mbretërore, të cilit nuk pranuan që t’i tregonin emrin, për racizëm, duke sugjeruar se i afërmi kishte pyetur se “sa e errët” do të ishte ngjyra e lëkurës së djalit të tyre. Më pas ata thanë se ishin dëbuar nga Britania, pjesërisht nga racizmi.

Harry zbuloi një përçarje të habitshme me babanë e tij, duke thënë se familja e kishte ndërprerë atë nga ndihma financiare. Meghan gjithashtu akuzoi kunatën e saj, Kate se e kishte bërë për të qarë në dasmën e saj. Ajo hamendësoi se familja kishte organizuar një komplot për t’u siguruar që Archie nuk do të kishte kurrë një titull ose siguri të përshtatshme për të pasur një titull mbretëror. Lajmi për nominimin vjen pasi një historian pretendoi se Princi Harry është i gatshëm të pranojë se ai ka bërë gabime nga ‘gjakftohtësia e pastër’ që kur u largua nga familja.

Rikujtojmë se, së fundmi është publikuar dhe traileri i filmit “Escaping the Palace”, një film që do të portetizojë Meghan Markle dhe princin Harry si personazhe kryesore dhe do të përfshijë gjithë anëtarët e familjes mbretërore.