Showbiz

Ja si Hailey Bieber arriti t’i shpëtojë paparacëve në dasmën e saj

Sa i përket dasmës së shumëpërfolur të Justin dhe Hailey Bieber më 30 shtator mund të themi që pamë ato çfarë ata donin që ne të shihnim, dhe jo atmosferën e vërtetë.

Megjithëse disa foto u publikuan online rreth ceremonisë së tyre në Karolinën e Jugut, fotot e nuses janë ende mister dhe kjo falë masave të rrepta që ata kishin marrë.

Ende nuk dihet sesi modelja ishte veshur në dasmën e saj me Justin dhe të gjithë janë kuriozë të shohin fustanin por duket se kjo nuk ka për të ndodhur.

Zbulohet se Hailey është fshehur brenda një stende të madhe para se të hynte në ceremoni e cila është tërhequr nga disa meshkuj deri tek dera e hotelit në mënyrë që paparacët të mos arrinin të shihnin asgjë.

Kjo nuk do të ishte një ide e keqe për të gjithë personazhet e tjerë që duan të martohen dhe të kenë privatësi maksimale në dasmën e tyre.