Sociale

Ja si mund të punoni më lehtë nga shtrati!

Të gjithë ata që punojnë nga shtëpia e dinë shumë mirë për çfarë bëhet fjalë. Kur puna është nga shtëpia nuk mund t’i rezistosh joshjes së shtratit. Me fëmijët në shkollë, ose në një apartament të ngushtë, shtrati juaj mund të jetë i vetmi vend ku mund të punoni me qetësi.

Është janar, bota është e zymtë dhe shumë prej nesh, kanë zbuluar të mirat e punës nga shtrati. Por pas të mirave qëndrojnë disaefekte negative. Dhimbjet e shpinës mund të bëhen pjesë e ditës tuaj nëse qëndroni për një kohë të gjatë duke punuar në shtrat.

Kështu që më poshtë do të gjeni disa udhëzime se si ta bëni më komode dhe efikase.

 

Mbani një tryezë portative ose mbajtëse laptopi

Është e rëndësishme të mbani laptopin tuaj para jush në lartësinë e syve për të shmangur çdo tendosje në qafë.

Mbani një shportë pranë shtratit

Konsiderojeni si sirtarin e tryezës, ku do të mbani sendet e nevojshme gjatë orarit të punës si: karikuesi, stilolapsi, fletore, apo dhe disa ‘snacks’, këshillon Class.

Merrni jastëkë të rinj

Ju mund të blini jastëkë mbështetës mbrapa që mund të jenë mjaft funksionale për ju. Sigurohuni që pjesa e poshtme e shpinës suaj të jetë e mbështetur plotësisht duke përdorur jastëkët.

Ndryshoni pozicionin e trupit

Trupat tanë i pëlqejnë ndryshimet, prandaj këshilla kryesore është të përpiqeni të ndryshoni pozicionin në të cilin punoni. Është gjithashtu e rëndësishme të përfshini aktivitetin në ditën tuaj, kështu që provoni një rutinë ku të bëni një ecje 10-minutëshe në mëngjes dhe një shëtitje 20-minutëshe gjatë pushimit të drekës.