Bota Lifestyle

Japoni, njerëzit aplikojnë javën me 4 ditë punë!

Një numër gjithnjë e në rritje kompanish japoneze po aplikojnë javën me katër ditë pune me mundësinë për nëpunësit që të ekuilibrojnë më mirë jetën familjare me atë të punës ose të kenë kohën e duhur për të përditësuar dhe përmirësuar aftësitë e tyre profesionale. Lajmi është konfirmuar nga mediat japoneze, sipas të cilave shumë kompani e konsiderojnë një opsion të tillë një ndihmë për të tërhequr talente të reja ose për të mbajtur në vendet e tyre të punës ato ekzistuese.

E fundit mes kompanive të mëdha japoneze që ka mbështetur iniciativën është ‘Panasonic Holdings Korporation’. Kompania industriale deklaroi se java e punës prej katër ditësh do të vihet në dispozicion të disa të punësuarve brenda vitit që sapo ka nisur. Qeveria japoneze inkurajoi reduktimin e ditëve të punës në linjat drejtuese të politikës ekonomike të miratuar një vit më parë. Ndërkaq, gratë kanë më pak të ngjarë të promovohen në punë, se sa burrat, kjo sepse ndihen më të stresuara, të frustruara dhe të dekurajuara në punë, ka pohuar një studim i ri.

Ekspertët e udhëhequr nga Universiteti Yale zbuluan se, krahasuar me burrat, gratë raportuan se ndiheshin më të mbingarkuara, të stresuara, të frustruara, të tensionuara, të dekurajuara dhe më pak të respektuara në punë. Çdo kush që punon në zyrë i di mirë debatet e shumta që lindin sidomos për temperaturën e ambientit. Disave u pëlqen që zyra të jetë më e ngrohtë, e disave u pëlqen më e ftohtë. Është e pamundur të kënaqet gjithsecili, e posaçërisht kur burrat dhe gratë ndikohen nga temperatura në mënyra të ndryshme.