Lifestyle

Ju ka qëlluar shpesh të bëni një bisedë të këndshme me dikë që nuk e njihni?! Ja përse ndodh kjo!

Së fundmi një studim i ri sugjeron se dëshira që ne kemi për të biseduar me njerëz të panjohur gjëra konfidenciale është në fakt një ndjenjë e zakonshme. Ekziston një shans i mirë që personi me të cilin jeni duke folur, të jetë i lumtur që të ndajë me ju disa nga aspektet më personale të jetës së tij, si dhe e kundërta.

Shkencëtari Nikolas Eplej, nga Shkolla e Biznesit në Universitetin e Çikagos u shpreh se:

Lidhja me të tjerët në mënyra kuptimplote, tenton që t’i bëjë njerëzit më të lumtur. Por njerëzit ngurrojnë që të përfshihen në biseda më të thella dhe më kuptimplota me të panjohurit. Pra ky paradoks social na bënë shumë përshtypje: Nëse lidhja me të tjerët në mënyra të thella dhe kuptimplota rrit mirëqenien, atëherë pse njerëzit nuk e bëjnë atë më shpesh në jetën e përditshme?

Përgjigja e shkurtër sipas Eplej dhe kolegëve të tij është “pritshmëria e gabuar”. Studimi tregoi se bisedat e thella apo sipërfaqësore me të panjohurit përfunduan duke çuar në ndjenja më të mëdha të lidhjes dhe kënaqësisë sesa pritej fillimisht.

Ka shumë prova se bisedat më të thella çojnë në një lumturi, mirëqenie më të madhe dhe në një qasje më optimiste ndaj tyre mund të sjellë përfitime, pra si për ju ashtu edhe për personin me të cilin po bisedoni pasi edhe këta të fundit mund të jenë po aq të etur për t’u hapur sa edhe ju.

Jeni ndjerë ndonjëherë keq me veten tuaj?! Ndonjëherë kjo ndjesi është normale dhe çdo gjë ju duket e tmerrshme dhe vetëm kritikoni veten tuaj. Kjo vjen prej levizjeve të hormoneve apo dhe të luhatjeve të ndryshme të humorit që mund të pësoni. Por mund t’i reduktoni këto momente apo ditë duke u përqëndruar në gjërat e vogla, pra ato që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe më të lumtur.