Botë e Çuditshme Lifestyle

Ju njohim me vendin ku jetojnë gratë me gjoksin më të madh dhe jo vetëm!

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se në cilat vende jetojnë gratë me gjoksin më të madh, ne e kemi përgjigjen! Sipas një statistike të re të bërë nga “World Population Review”, amerikanet kanë gjoksin më të madh! Gratë atje mbajnë sutjena mesatare C, e ndjekur nga Britania e Madhe, Venezuela, Kolumbia dhe Suedia. Gratë që jetojnë në vendet e përmendura mbajnë mesatarisht sutjena B ose C. Një studim i kryer në vitin 2016 tregoi se amerikanet kanë gjoksin më të madh dhe se rreth një e katërta e gjoksit të banoreve atje peshojnë 5.7 kilogramë!

Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për vendet, banorët e të cilëve kanë gjoksin më të vogël, do t’ju interesojë të dini se në këtë listë janë edhe gratë nga vendet fqinje. Gratë me gjoksin bindshëm më të vogël jetojnë në Zvicër, shumica e grave atje mbajnë sutjena B. Në listën e grave me gjoks më të vogël janë edhe femrat nga Holanda, Kanadaja, Gjeorgjia, Australia dhe Bosnja e Hercegovina.

Rikujtojmë, se një modele nga Toronto, artiste dhe e vetëshpallura “e varur nga kirurgjia plastike” Mary Magdalena, ka folur së fundmi kundër “American Airlines”, pasi kompania kryesore ajrore amerikane dyshohet se refuzoi të bëhej pjesë e një fluturimi të planifikuar për “dukje shumë eksplicite”.

Magdalena, e cila bëhet “virale” për shkak të rezultateve të procedurave të saj ekstreme kozmetike, duket se ka qenë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kankunit të Meksikës më 31 maj, kur filloi konflikti i çuditshëm. Modelja postoi jo më pak se tri herë në Instagram teksa priste të hipte në avionin e linjës ajrore për fluturim, duke treguar gjoksin e saj të famshëm të madh, që thuhet se peshon rreth 10 kg.

Gjoksi ndryshon shumë nga një njeri tek tjetri. Madhësia, forma dhe ngjyra janë të gjitha karakteristika trashëgimore. Por gjoksi gjithashtu ndryshon dhe rritet gjatë jetës së një gruaje. Gjoksi i një gruaje është i përbërë nga indet e gjëndrave (që prodhojnë qumësht) dhe indet yndyrore (që krijon yndyrë). Gjinjtë rriten plotësisht gjatë shtatzënisë dhe zhvillimi ndihmohet nga një kombinim i ndërlikuar i hormoneve, duke përfshirë estrogjenet, progesteronin dhe prolaktinën.