Botë e Çuditshme Design

Ju shqetëson boja tek gishti votues?! Pa panik, egzistojnë disa mënyra për ta fshirë atë!

Boja zgjedhore e cila nuk mund të lahet lehtë aplikohet në gishtin e votuesve gjatë zgjedhjeve, për të parandaluar votimin e dyfishtë ose mashtrimin elektoral. Të shumtë kanë qenë personazhet e famshëm të vendit të cilat kanë votuar dhe këtë gjë e kanë ndarë në Instagram me të gjithë dashamirësit e tyre.

Por syrit tonë nuk mund t’i shpëtonte detaji ‘fashion’ i thonjve të vajzave më të famshme të vendit. Nëse keni nevoje urgjente për manikyr ne po ju tregojmë trend-in e ri të thonjve për sezonin e pranverës, dhe jo vetëm. Këto ngjyra do të dominojnë padyshim si në sezonin e pranverës ashtu edhe atë të verës dhe nëse kishit dyshime ne kemi përshtypjen që tani do të bindeni.

Ndërkaq, boja zgjedhore njihet gjithashtu si bojë e pashlyeshme, njollë elektorale ose bojë fosforike që zakonisht vjen në ngjyrë blu ose të zezë. Egzistojnë 3 metoda për të pastruar bojën e zgjedhjeve nga gishti dhe ja cilat janë ato:

1. Përdorimi i pastës së dhëmbëve.

2. Përdorimi i dezinfektantit të duarve.

3. Përdorimi i açetonit (pastruesit të manikyrit).

 

Një tjetër udhëzues që tregon se si të hiqni 90% të bojës përmes pastrimit dhe larjes së thjeshtë, nga Ngan Tengyuen.

Rikujtojmë, se reth 3.6 milionë shqiptarë me të drejtë vote janë thirrur për të votuar ditën e dielë për të zgjedhur Kuvendin e ri me 140 deputetë. Votimi ka nisur në 07:00 të mëngjesit dhe është mbyllur në orën 19:00. Në këtë ditë dhe datë të shënuar të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë ushtruar të drejtën e votës dhe sigurisht disa prej tyre nuk kanë munguar për ta shprehur nëpër rrjetet e tyre sociale.