Celebrities Gossip Showbiz

Ka ‘goditur’ në zemër, Nora Istrefi kalon milionin e parë me ‘Ciao’!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Pas bashkëpunimit që rezultoi shumë i suksesshëm me Shkurte Gashin dhe Bardhin ‘Mama Mia’, bukuroshja nuk vonoi gjatë, por na surprizoi me një projekt të ri shumë shpejt. Këtë e bëri me dije vetë artistja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

E teksa vetëm para pak ditësh, Nora publikoi ‘Ciao’ me tekst të shkruar nga Yll Limani dedikuar dashurisë së humbur duket se bukuroshja ka arritur suksesin e parë duke numëruar mbi 1 milion klikime në platformën YouTube.

Epo, mesa duket Nora i ka ‘goditur’ zemrat e ndjekësve me këtë projekt.

Këtë sezon veror, artistët tanë u siguruan që të sillnin këngë verore që u dëgjuan kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Pak muaj më parë reperi i njohur Bardhi erdhi me një super bashkëpunim me dy këngëtare shumë të njohura dhe të dashura për publikun Shkurte Gashi dhe Nora Istrefi. ‘Mama Mia’ është surpriza e tre artistëve që ka rezultuar një sukses i vërtetë.