Celebrities Gossip Showbiz

“Karamele”, Nora Istrefi i dedikon një postim motrës së saj, Erës!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Jo vetëm Nora, por dhe motra e saj Era Istrefi e cila ka më pak vite karrierë se e motra është shumë e përfolur në media dhe madje një prej këngëve të saj, ‘Bon Bon’ u kthye në hit botëror. Dy bukuroshet njihen për raportin e shkëlqyer që kanë me njëra-tjetrën dhe pak më parë, Nora i ka dedikuar së motrës një postim në llogarinë e saj në Instagram ku teksa Era shfaqet e veshur me të brendshme plazhi dhe krahas e ka shoqëruar me figurën e karameles.

E ftuar në “Më lër të flas” për herë të parë pas një kohe të gjatë ku divorci i saj me Robert Berishën ishte një ndër lajmet më të diskutuara në showbiz, më në fund këngëtarja rrëfeu gjëra që nuk i dinim.

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohësh bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore për t’u rikthyer fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme.

Një nga bashkëpunimet e saj më të suksesshme padyshim është ai me Don Xhonin, ku për një kohë në media dyshja u përfolën se ishin në një lidhje romantike edhe pse nuk u pranua apo mohua asnjëherë nga ana e tyre. Reperi para vetëm disa javësh publikoi projektin e tij më të fundit muzikor ku dhe pranoi rikthimin me ish- partneren e tij, modelen ruse Ariana. E në këngën më të të fundit të Erës, një pjesë e tekstit na duket si një dedikim për Don Xhonin.