Rajoni Sport sport

Kombëtarja e Kosovës, Giresse: Rashica në dyshim ndaj Bjellorusisë, duhet përkushtim dhe fitore

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur në një konferencë për media para ndeshjes kundër Bjellorusisë, e katërta me radhë në grupin I të kualifikueseve për në Euro 2024.

Ai kërkoi më shumë përkushtim nga lojtarët për t’i arritur objektivat që ka Kosova, derisa theksoi se mungesa e shënimit të golave nga rastet e krijuara po e penalizon skuadrën

I pyetur rreth formacionit me të cilin Kosova pritet të paraqitet sot ndaj Rumanisë, Giresse ka deklaruar se nuk mund të jap detaje, por se në fushë do të jenë 11-të më të mirët.

Ai më pas bëri të ditur se për ndeshjen kundër Bjellorusisë në dyshim është sulmuesi Milot Rashica, ndërsa kthehet në dispozicion të skuadrës Mirlind Kryeziu.

“Sa i përket Milotit, akoma nuk e kemi të qartë nëse ai do të jetë në dispozicion nesër, edhe në këtë çast kur po flasim nuk është shumë e qartë nëse ai do të jetë në gjendje ta përballojë stërvitjen e sotme që do të fillojë pas pak minutash sepse gjendja e tij fizike është duke u përcjellë gjatë tërë kohës dhe vendimi do të merret në momentin kur të kuptohet nëse do të jetë në gjendje të luajë apo jo. Kurse, sa i përket Mirlind Kryeziut, në ndeshjen e parë nuk ka qenë i gatshëm, por tani ai është në dispozicion të ekipit dhe është i gatshëm për të qenë pjesë e lojës nesër”, tha Giresse.

Duke folur për mosaktivizimin e sulmuesit Ermal Krasniqi, Giresse tha se kjo varet nga shumë faktorë, por shtoi se ka besim të madh tek ish-sulmuesi i Ballkanit.

Ndeshja ndërmjet Bjellorusisë dhe Kosovës zhvillohet të hënën, më 19 qershor, nga ora 20:45 dhe zhvillohet në Budapest të Hungarisë.