Celebrities Film & Tv

Konsiderohet si një nga puthjet më bukura, por ja çfarë mendon protagonistja e “Spider-Man” për të!

Jo vetëm fansat e filmave të Spider-Man por të gjithë mund të kenë arritur që ta kenë parë të paktën një herë në rrjetet sociale puthjen e famshme. Ajo ende konsiderohet si një nga puthjet më të bukura dhe më të veçanta të shkrepura dhe të xhiruara në film.

Puthja mes Peter Parker dhe Mary Jane Watson në Spider-Man pothuajse 20 vite më parë ka tërhequr shumë vëmendje. Aktorja Kirsten Dunst e cila sapo mori një nominim për çmimin SAG për performancën e saj në “The Power of the Dog” megjithatë kohët e fundit tha për “W Magazine” se nuk e kishte ndierë sikur ishte një puthje që do bëhej kaq e famshme kur e filmuan atë për shkak të pengesave logjistike.

Në skenën me shi, MJ i Dunst-it i heq maskën në rol Tobey Maguire si Spider-Man i përmbysur aq pak sa për të mbajtur të fshehtë identitetin e tij të vërtetë, përpara se t’i jepte atij një puthje për ta falënderuar që e shpëtoi nga një grup njerëzish banditë.

Uji po i binte në fytyrë për shkak të shiut, dhe më pas ai nuk mund të merrte frymë me kostumin e Spider-Man edhe vonë natën ishte. Nuk mendova në atë mënyrë. Por ashtu siç m’u prezantua mua, nga regjisori Sam Raimi që më dha edhe një libër me puthje të famshme, më bëri të kuptoj se sa romantike dhe e veçantë donte të ishte kjo. Edhe pse nuk ndihej domosdoshmërisht kështu me Tobey-n të varur me kokë poshtë.

Ndërkohë që sot ajo është shumë krenare që ka qenë pjesë e saj.

Duket si një puthje e mrekullueshme dhe konsiderohet ndër më të shkëlqyerat në ekran.

Dunst i tha W se vendimi për të nënshkruar me Spider-Man “nuk ishte aspak” i madh, duke marrë parasysh se ajo “thjesht e dinte se Sam do të bënte diçka të veçantë” me të.