Celebrities Gossip Showbiz

Kourtney dhe Travis u fejuan por ja si e pritën miqtë e tyre këtë super lajm…

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kourtney Kardashian sapo ka zyrtarizuar lidhjen e saj me muzikantin Travis Barker. Kourtney Kardashian do të ecë përgjatë altarit për herë të parë në jetën e saj dhe ajo do ta bëjë këtë me askënd tjetër përveç Travis Barker… i cili sapo i bëri asaj propozimin e madh për martesë. Bateristi i Blink-182 i propozoi Kourtney-t ditën e kaluar në një hotel pranë plazhit në Montecito, Kaliforni, ku ai i kërkoi të ishte gruaja e tij. Sigurisht, ajo tha po.

Kardashian konfirmoi lajmin emocionues në llogarinë e saj në Instagram duke ndarë fotografi nga propozimi romantik. Në mbishkrimin e fotografive, ajo shkruan:

Përgjithmonë Travis Barker!

Pas këtij lajmi jashtëzakonisht të bukur , të panumërt kanë qenë komentuesit që janë ndalur dhe kanë uruar çiftin për fejesën e tyre. Të famshmit që nuk kanë ngurruar që ta urojnë dyshen kanë qenë në fillim motra e saj, Kim Kardashian e cila jo vetëm që postoi në rrjetin e saj social Twitter por edhe ka komentuar në postin e vetë Kourtney-t. Kim gjithashtu në mënyrë të veçantë la dy komente të ndara me njërën që kishte tre emoji të unazës së martesës dhe tjetri i saj duke përfshirë disa zemra.

Jo vetëm Kim por edhe Addison Rae ka reaguar gjithashtu. Ajo zgjodhi që të komentonte në postin e yllit të ‘KUWTK’. Ndër të tjerat ka qenë edhe Alabama Barker vajza e bateristit 45-vjeçar. Ajo shprehu pëlqimin dhe mbështetjen e saj për çiftin.

Winnie Harlow duket se ishte lumturar shumë për fejesën, teksa uron dyshen. Simon Huck komentoi me tre emoji që qanin që nënkuptonin se ajo ishte gëzuar shumë. Nuk munguan as Shanina Shaik, Khadijah Haqq por edhe shumë e shumë të tjerë.

Kujtojmë se në lidhje me këtë është komentuar edhe për pjesën se si e ka pritur ish-partneri i saj Scott Disick, ku nuk kanë munguar as meme-t e shumta në rrjetet sociale.