Aktualitet

Kozmonautët rusë me flamurin ukrainas, reagon Rusia: Çmenduri!

Agjencia ruse e hapësirës ka hedhur poshtë raportet e medias perëndimore që sugjerojnë se kozmonautët rusë që bashkohen me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) kishin veshur kostume të verdha me thekse blu në mbështetje të Ukrainës .

“Ndonjëherë e verdha është thjesht e verdhë,” tha shërbimi për shtyp i Roscosmos në kanalin e tij Telegram. Kostumet e fluturimit të ekuipazhit të ri janë bërë në ngjyrat e stemës së Universitetit Teknik Shtetëror të Moskës Bauman, nga i cili u diplomuan të tre kozmonautët … Të shohësh flamurin ukrainas kudo dhe në gjithçka është çmenduri.

Kur u pyet për kostumet gjatë një konference për shtyp të transmetuar drejtpërdrejt nga ISS të premten, komandanti i misionit Oleg Artemyev tha: “Çdo ekuipazh zgjedh një ngjyrë që duket ndryshe. Ishte radha jonë për të zgjedhur një ngjyrë. E vërteta është se ne kishim grumbulluar shumë pëlhurë të verdhë, kështu që duhej ta përdornim. Kjo është arsyeja pse ne duhej të vishnim kostume fluturimi të verdha.”