Aktualitet Sport

Kupa shkon për Vllazninë, trofe në Shkodër pas 13 vitesh!

Vllaznia është fituesja e edicionit të 69-të të Kupës së Shqipërisë. Në finale kundër Skënderbeut, shkodranët fituan me rezultatin 1-0. Goli i fitores u shënua nga Da Silva në min e 39′ duke u siguruar dhe një vend në Kupat e Europës dhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh nga FSHF. Sot për herë të parë u lejuan rreth 1 mijë tifozë në stadiumin “Air Albania”   pas 15 muajsh mbylljeje prej pandemisë COVID-19!

Vlen të theksohet se shkodranët kanë dominuar totalisht në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë, duke fituar të 5 ndeshjet e zhvilluara, në të cilat ka shënuar plot 18 gola dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë topin nga rrjeta.

Vijon…