Bota Health & Beauty

Lidhja mes ndotjes së ajrit dhe obezitetit, reagojnë studiuesit!

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë zbuluan se ka një lidhje mes ndotjes së ajrit dhe obezitetit. Ata ndoqën më shumë se 2300 fëmijë amerikanë që nga fëmijëria e hershme dhe zbuluan se, në moshën 10-vjeçare, të rinjtë e ekspozuar ndaj sasisë më të lartë të ndotjes së trafikut ishin mesatarisht rreth 1 kilogramë më shumë se fëmijët që jetonin në ajër të pastër.

Skanimet e mushkërive të fëmijëve treguan se ata që peshonin më shumë, që jetonin në zona më të ndotura, kishin shumë më tepër shenja të dëmtimit fizik të mushkërive. Shkencëtarët besojnë se ajri i ndotur shkakton një përkeqësim të reaksioneve inflamatore në trup. Së pari, ndotësit irritojnë qeset e vogla të ajrit në mushkëri, duke vendosur një përgjigje stresi që përfshin lirimin e hormoneve. Këto zvogëlojnë aftësinë e trupit për të thithur energji (ose glukozë) nga ushqimi, duke lënë nivelet e sheqerit në gjak të pakontrolluara.

Kur nivelet e sheqerit në gjak janë të paqëndrueshme, luhatjet në oreks rriten. Ndotësit gjithashtu shkaktojnë lëshimin e molekulave të quajtura ‘citokina’ të cilat dërgojnë mbingarkesë në sistemin imunitar, duke shkaktuar inflamacion në tru dhe trup. Ndërkaq, përfitimet shëndetësore që vijnë nga ecja janë të shumta, por hulumtimet e reja tregojnë se ato mund të ‘anulohen’ si pasojë e ekspozimit në ajër të ndotur. Këto hulumtime nga britanikët kanë zbuluar se doza e ajrit të cilën thithin të moshuarit kur ecin në qendër të Londrës më shumë shkakton dëme sesa të mira.