Bota Food & Drink

Nuk jeni të vetmit, mbi 90% e popullsisë në botë nuk e respekton konsumin ditor të kalorive!

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Oksfordit, 94% e vendeve në botë konsumojnë më shumë ushqim sesa sasia e rekomanduar në renditjen e bërë bazuar në konsumin ditor të kalorive të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Sipas “Daily Mail”, në 173 nga 184 vendet e ekzaminuara në studimin “OurWorldInData”, u zbulua se njerëzit konsumojnë më shumë se 2.000-2.500 kalori të rekomanduara ditore për të dyja gjinitë.

Të dhënat e përdorura janë llogaritur mbi sasinë mesatare të ushqimit të blerë nga çdo familje. Bahreini, me 4.012 kalori, SHBA-ja me 3.868 kalori, Irlanda me 3.850 kalori, Belgjika me 3.824 kalori dhe Turqia me 3.762 kalori janë në top-pesëshin e listës, ndërsa Republika e Afrikës Qendrore është në fund të listës me 1.641 kalori. Studimi zbuloi gjithashtu se në Bahrein, katër nga dhjetë të rritur vuajnë nga obeziteti.

Në studim, në të cilin Turqia renditet e pesta me një mesatare prej 3.762 kalorish, thuhet se konsumimi i tepërt i ushqimit është për arsye të tilla si orari joproduktiv i gjumit, puna me orar të gjatë, ekspozimi ndaj ndotjes nga drita dhe jeta stresuese. Në studim thuhet se konsumimi i tepërt i ushqimit është shkaktari i parë i obezitetit dhe numri i rasteve në mbarë botën sot ka arritur në 1 miliard.

Sipas hulumtimeve të kryera nga shkencëtarët e Universitetit Waseda, rezulton se përtypja e çamçakëzit gjatë ecjes rrit pulsin e zemrës dhe ndihmon në djegien e më shumë kalorive. Studimi ka treguar se përtypja e çamçakëzit gjatë kohës që jeni duke lëvizur shpejton pulsin e zemrës dhe kjo inkurajon trupin të lëvizë më shpejt, gjë që ju ndihmon të digjni më shumë kalori.