Sport

Ligue 1 ul siparin, PSG shpallet kampione!

Kampionati francez uli siparin mbrëmjen e së shtunës, duke vendosur dhe verdiktet finale, me PSG që u shpall kampione.

Parisienët e mbyllën me humbje këtë sezon, ndeshje e cila ishte e fundit dhe për yllin argjentinas Lionel Messi, e ndoshta dhe për disa të tjerë, mes tyre dhe Neymar. Sfida e Parc de Princ u zhbllokua shpejt, me PSG që kaloi në avantazh me Ramos e Mbappe, ndërsa më as Clermont arriti të përmbyste rezultatin.

Gastien, Zeffane e Kyei ishin shënuesit e golave, ndërsa Clermont siguroi vendin e 8-të, por që nuk i mundëson biletë për ligat evropiane. Vendi i dytë i takoi Lens, e cila e mbylli sezonin me vetëm 1 pikë më pak se PSG, ndërsa në javën e 38-të mposhti Auxerrin 3-1. Marseja është pranë rikthimit në Ligën e Kampionëve ndërsa do të luajë ndeshjet e play-off, Rennes në Europa League dhe Lille në Conference League.

Okser, Axheksjo, Trua, Angers janë skuadrat që zbresin një kategori më poshtë, ndërsa do të zëvendësohen nga Le Havre dhe Metz. Kylian Mbappe fitoi këpucën e artë si golashënuesi më i mirë me 29 gola, ndërsa pas tij Lacazette e David. Në listën e shënuesve më të mirë kishte vend edhe për Lionel Messin i cili shënoi 16 gola dhe asistoi 16 herë të tjera për shokët e skuadrës.