Lifestyle Love & Sex Sex

Lojërat ‘kinky’ në shtrat, një mënyrë që shumë çifte e preferojnë për ta çuar seksin në një nivel krejt tjetër…

Poshtërimi erotik, i njohur gjithashtu si ‘humiliation kink’, është eksitimi që vjen nga ndjesia e sikletit. Ndjenja e kënaqësisë nga sikleti mund të tingëllojë blasfemuese, por ekspertja e seksit Sunny Megatron e shpjegoi në mënyrë të përsosur në një artikull për ‘Elite Daily’. Ajo shprehet:

Çelësi për të kuptuar poshtërimin erotik është të dish se veprimet ose skenarët e veçantë nuk janë poshtërues universalisht… Për shembull, merrni parasysh të qenit konsensuale. Për shembull ju urdhëroheni të bëni striptizëm. Disa do të skuqeshin nga turpi dhe do të donin të fshiheshin, ndërsa të tjerët do të shfaqeshin me padurim, duke dhënë më të mirën e tyre.

Poshtërimi erotik është shumë personal, që do të thotë se ajo që do të turpëronte një person, mund të mos ketë efekt mbi një tjetër. Duhet besim ekstrem dhe një nivel i lartë komunikimi jo vetëm për të mësuar se çfarë do ta eksitonte partnerin tuaj, por edhe për t’u besuar për të kryer ‘urdhrin’.

Kur i pyesni njerëzit “pse është kaq eksitues ky akt”, përgjigjet mund të jenë sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme. Njerëzit tërhiqen të luajnë me pushtetin dhe kontrollin për shkak të mënyrës se si ndërtohen lidhjet dhe besimi në marrëdhënien e tyre.

Poshtërimi erotik mund t’i ndihmojë partnerët të ndihen më të lidhur me njëri-tjetrin. Ashtu si shumë aktivitete në botën e çuditshme të seksit dhe/ose BDSM-së, mundësitë për lojëra të tilla janë të pafundme. Dhe nëse nuk ndiheni rehat me asnjë prej këtyre lojërave, nuk ka përsëri asgjë të gabuar.