Showbiz

Luana Vjollca nuk ndalet, së shpejti me një tjetër projekt muzikor

Ende pa kaluar suksesi i “Locos” i publikuar vetëm pak ditë më parë, Luana gjendet në studio duke regjistruar projektin muzikor të radhës.

Moderatorja bukuroshe nuk di të ndalet. Ajo ka publikuar në Insta Story disa pamje nga një studio regjistrimi në Prishtinë ku duket se po punon për prurjen e ardhshme.

“Locos” në bashkëpunim me Jay Santos është pëlqyer pa fund nga publiku për ritmin e sigurisht për klipin e veçantë ku Luana nuk ngurron të bëjë simbolin e shqiponjës dykrenare që na pëlqen aq shumë.

Kjo këngë është bërë menjëherë pjesë e “The Top List” dhe këtë mban vendin e 4-t falë votave të fansave.