Celebrities Gossip Music Showbiz

Majk do të na surprizojë sërish, këtë herë me ritme spanjolle!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).E në një fragment shumë të shkurtër kohor, artisti lansoi plot dy bashkëpunime shumë të suksesshme, një me Gjikon dhe një me Bardhin dhe një me Ghetto Geasyn.

Duket se vetëm pak ditë nga lansimi i këngës së tij të fundit, Majk ka treguar se ka gati projektin e ri muzikor. Reperi ka postuar në ‘Instastory’ një promo të shkurtër të këngës, ku ka treguar gjithashtu se do të titullohet “Mucho te Quiero” dhe do të publikohet më shpejt nga sa e mendonim.Surpriza e Majk për ndjekësit e tij do të lansohet  nesër në datën 12 Korrik.

Kujtojmë se në një intervistë ekskluzive për TAR , Majk konfirmoi dhe dy bashkëpunime të reja me Getoarin (e cila tashmë është lansuar) dhe me një artist të ri. Nuk e dimë nëse kënga e re do të jetë ky bashkëpunim që Majk na ka paralajmëruar apo këtë herë reperi do të vij me një projekt solo.

Ashtu si ka ndodhur dhe së fundmi, ku Majk po përflitet shumë se mund të ketë nisur një lidhje dashurie me ish-konkurrenten e ‘Për’Puthen’ e cila vetëm para pak javësh deklaroi ndarjen nga Andi Shehi. Kjo nisur nga disa foto ku duken reperi dhe Melisa në po të njëjtin hotel.

E dyshimet janë shtuar edhe më shumë, pasi bukuroshja ka lansuar këngën e saj më të re ‘Adios’ dhe Majk e ka shpërndarë në rrjetin e tij social Instagram.

E së fundmi në një intervistë, Melisa ka rrëfyer të vërtetën rreth këtyre spekulimeve që po qarkullojnë kudo në rrjet duke mohuar gjithçka. Ish-konkurrentja e ‘Për’Puthen’ e konsideroi reperin vetëm shok.