Auto & Moto

Makina e modelit McLaren F1 shitet për këtë shumë marramendëse…

McLaren F1 i shitur në fundjavë ka vendosur një rekord të ri për t’u bërë makina më e shtrenjtë e viteve 1990 që ka dalë ndonjëherë në ankand. Sipas mediave të huaja, versioni i vitit 1995 i super-makinës ikonike britanike, e cila ka vetëm 2390km, siguroi një ofertë blerjeje prej 20,465,000 dollarë në SHBA gjatë fundjavës. Në këtë mënyrë, kjo makinë bëhet modeli më i shtrenjtë i viteve 1990 për t’u shitur në ankand.

E përshkruar si një shembull i jashtëzakonshëm kohor, McLaren F1, nga të cilat vetëm 64 ishin prodhuar dhe e përfunduar në një kombinim unik të ngjyrave, mori shumë reagime pozitive nga dhoma e shitjeve në Pebble Beach në Kaliforni kur u bë më në fund shitja pas një lufte të ashpër ofertash midis koleksionistëve. Madje, siç shkruajnë mediat, oferta e fundit tejkaloi shumë vlerësimin e para-shitjes, i cili parashikoi një shifër më afër 15 milionë dollarë. David Brynan, specialist i lartë në shtëpinë e ankandeve thotë se:

Nëse ka një makinë të vetme që përfaqëson më së miri të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e automobilëve, është McLaren F1. 

Sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga “JATO Dynamics” bazuar në rezultatet e shitjes së makinave në 26 vendet e BE-së, vetëm në muajin qershor janë regjistruar rreth 1.268.683 makina të reja. Kjo është një rritje prej 13 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, por akoma mbetet një shifër e vogël nga qershori i vitit 2019, ku blerësit porositën 1.47 milion makina të reja. Nëse vërehet lista e 10 modeleve më të kërkuara në qershor, mund të shihet që në vend të parë favoriti më i madh, qendron “Volkswagen Golf” dhe e ndjekur më pas nga “Tesla Model 3” që zuri vendin e dytë.

Rikujtojmë se, prodhimi i Cybertruck të Tesla, kamioni i parë elektrik i prodhuesit të famshëm të automobilave, është shtyrë deri në vitin 2022. Kjo duket se vlen për versionet me një motor të vetëm dhe versionet tre-motorësh të automjetit. Mirëpo, kjo vonesë nuk është një surprizë e madhe për ata që kanë ndjekur nga afër lajmet lidhur me Cybertruck.