Showbiz

Me foton më të bukur përkrah vajzës, Olta Boka uron festat!

Në korrik të këtij viti këngëtarja e njohur, Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Ajo u bekua me një vajzë që e pagëzoi me emrin Gaia. Pavarësisht se ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë, për artisten ka qenë më i bukuri. Këngëtarja ka publikuar në Instagram me rastin e Krishtlindjes një nga fotot më të bukura me vogëlushen e saj.

Ajo shprehet se prania e Gaia-s në jetën e saj i ka lehtësuar gjithçka gjatë këtij viti.

Zoti zgjodhi pikërisht këtë vit, të vështirë për të gjithë ne, të ma lehtësonte dhe të më zbukuronte të gjithë jetën! Krishtlindje të bardha ju urojmë unë dhe Gaia.

https://www.instagram.com/p/CJL5xpvF0LQ/?utm_source=ig_embed

Sigurisht që edhe këtë herë këngëtarja është kujdesur që të mos e tregojë portretin e të voglës, duke qenë se dëshiron të jetë e rezervuar për jetën e saj private.