Showbiz

Olta Boka konfirmon se është në pritje të ëmbël

Shumë personazhe të famshme kanë filluar t’i mbajnë sekret shtatzënitë e tyre dhe i bëjnë publike kur pritjes së ëmbël i vjen fundi.

Këtë gjë e ka bërë edhe këngëtarja Olta Boka e cila ditën e kaluar ka shpërndarë në rrjetet sociale foto ku shfaq barkun e rrumbullakët.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion duket se është në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe pret një vajzë. Olta ka organizuar një ‘baby shower’ për të festuar ardhjen në jetë të vogëlushes së saj dhe të partnerit Ivi Rrokaj.

“Ti je pikënisja e kapitullit më të bukur të jetës sime! Sidoqoftë e ardhmja, sot më lejo të të shtrëngoj dorën dhe së bashku t’i japim ngjyra aventurës që kemi nisur… Kështu, do ta kemi më të lehtë të themi që historia jonë i përngjan një fotografie, në çastin e shkrepjes të së cilës, buzëqeshëm të lumtur për të mbetur të tillë deri në fund…” -shkruan këngëtarja në instagram.