Showbiz

Olta Boka flet për kilogramët e shtuar pas lindjes: “Shoqëria ushtron presion mbi standartet e bukurisë”

Rreth 2 muaj më parë këngëtarja e njohur shqiptare Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë Gaian gjatë ditëve të nxehta të verës me të cilën shijoi edhe perëndimet më të bukura gjatë shëtitjeve me karrocë.

Sigurisht, si çdo nënë e re edhe Olta përjetoi ndryshimet fizike dhe emocionale duke shprehur emocionet më të veçanta që ka përjetuar, dashurinë që po ndjen por edhe anën tjetër të medaljes, atë më pak të këndshme.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ajo u shpreh se shoqëria pa dashur ushtron presion mbi standartet e bukurisë. Kjo e ka bërë atë të mendojë se kilogramët e tepërta pas shtatzënisë nuk janë të pranueshme dhe se nuk do të mund t’i rikthehet më formave të mëparëshme.

“Shoqëria padashur, ushtron presion mbi standardet e bukurisë dhe nuk e mohoj që ndonjëherë e kam vënë në diskutim nëse do të mundem të rikthehem në peshën e mëparshme. E nëse kilogramët janë e keqja kokëfortë që erdhi me të mirën dhe bekimin, mund edhe të qëndrojnë aty përgjithmonë.” -shkroi ajo ndër të tjera në Instagram.