Botë e Çuditshme

Më i fotografuari në botë, ngordh luani më i famshëm i Afrikës!

Kenia është në zi pasi një nga simbolet e viteve të fundit të këtij vendi ka ngordhur në moshën 14-vjeçare. Bëhet fjalë për luanin Scarface, më i famshmi i vendit afrikan. Në postimin e Programit të Ruajtjes së Grabitqarëve në Mara (MPCP) thuhej se:

Scarface nuk është më. Ngordhi në paqe, pa hiena rreth tij. Masai Mara humbi një nga ikonat e saj. Legjenda e tij rroftë përjetë.

Ky luan dominonte 400 km katrorë në Masai Mara, ku mendohet se jetojnë 850-900 luanë dhe ishte më i vjetri mes tyre. Fotografi Randall Ball, i specializuar në botën e egër afrikane, u shpreh:

Njerëzit vinin në Kenia vetëm për të parë Scarface. Është një nga luanët më të fotografuar në botë.

Rikujtojmë, se para pak ditësh Cobby, shimpanzeja më e vjetër mashkull në një kopsht zoologjik të akredituar të Amerikës së Veriut, ngordhi në kopshtin zoologjik të San Franciskos. Ai ishte 63-vjeç. Shimpanzeja u edukua për të performuar para se të sillej në këtë kopësht në vitet 1960.