Auto & Moto Botë e Çuditshme

Merr miratimin nga qeveria amerikane makina e parë fluturuese në botë!

Një makinë plotësisht elektrike që mund të fluturojë tingëllon si diçka nga një film fantastiko-shkencor, por Alef Aeronautics po e bën atë realitet. Kompania bëri të ditur së fundmi se makina e saj fluturuese, “Model A”, u bë e para e këtij lloji që mori miratimin ligjor për të fluturuar nga qeveria amerikane.

Sipas, Alef, makina fluturese Model A, ka një rreze drejtimi prej 321 kilometrave dhe një rreze fluturimi prej 177 kilometra. Alef thotë se kishte mbledhur mbi 440 rezervime deri në fund të vitit. “Model A” është automjeti i parë i këtij lloji që mori një Certifikatë Speciale të Vlefshmërisë Ajrore nga Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-ve. CEO Jim Dukhovny u shpreh se:

Jemi të lumtur për të marrë këtë certifikatë nga FAA. Kjo na lejon të jemi afër për t’iu sjellë njerëzve një udhëtim miqësor ndaj mjedisit dhe më të shpejtë, duke u kursyer orë individëve dhe kompanive çdo javë. Ky është një hap i vogël për aeroplanët, një hap gjigant për makinat.