Celebrities Gossip Showbiz

Mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie akoma nuk ka qetësi!

Ekipi ligjor i Pitt muajin e kaluar i kërkoi gjykatës t’i jepte çështjes një pamje tjetër pas skualifikimit të gjyqtarit John Ouderkirk, raportoi People, duke cituar dokumentet e gjykatës. Me largimin e Ouderkirk nga çështja, një vendim që i jepte atij të drejtën për të kaluar më shumë kohë me pesë fëmijët e tij, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox, u anulua, duke iu rikthyer një marrëveshjeje ligjore të krijuar më parë në muajin nëntor të vitit 2018. Gjykata e Lartë e Kalifornisë vendosi, ‘Peticioni dhe qëndrimi i refuzuar’, duke mbështetur përjashtimin nga gjykata e apelit në këtë rast.

Përfaqësuesi i Pitt është shprehur se vendimi i mëparshëm i marrë nga gjykata e apelit “u bazua në një çështje teknike procedurale dhe vendimi i Gjykatës së Lartë për të mos e shqyrtuar atë çështje procedurale nuk e ndryshon sasinë e jashtëzakonshme të provave faktike që udhëhoqën gjyqtarin dhe shumë ekspertë që dëshmuan për të arritur në përfundimin e tyre të qartë për atë që është në interesin më të mirë të fëmijëve.

Ekipi ligjor i Pitt do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është ligjërisht e nevojshme bazuar në gjetjet e hollësishme të ekspertëve të pavarur.

Ndërkohë që avokatët e Jolie i thanë ‘People’ se vendimi i fundit i gjykatës ishte i duhuri. Jolie është e përqendruar te familja e saj dhe e kënaqur që mirëqenia e fëmijëve të saj nuk do të udhëhiqet nga sjellje joetike këtë tha ekipi ligjor i Jolie për median.

Sikurse është përforcuar nga gjykatat e apelit të Kalifornisë, gjyqësori ynë i jep përparësi etikës dhe interesave më të mira të fëmijëve dhe nuk do të tolerojë sjellje të pahijshme gjyqësore për të shpërblyer interesat e një pale. Zonja Jolie është e lumtur që familja tani ec përpara në mënyrë bashkëpunuese.

Ekipi ligjor i Pitt tha se avokati i Jolie ishte i vetëdijshëm për historinë e rëndësishme profesionale të gjyqtarit Ouderkirk me avokatin e Pitt që nga fillimi’ por qëllimisht iu deshën vite për të kërkuar që ai të hiqej nga çështja.