Food & Drink Health & Beauty

Mjafton një gotë në ditë, pija që duhet të konsumoni për të ulur presionin e lartë të gjakut!

Vetëm një gotë lëng frutash në ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit së lartë të gjakut. Hipertensioni mund të mbetet e pazbuluar për vite me radhë, por me kalimin e kohës mund t’ju rrezikojë për goditje në tru dhe sulm në zemër. Me ushqyerjen jo të shëndetshme, stilin e jetesës dhe stresin që mendohet se rrisin shanset e njerëzve për të zhvilluar presion të lartë të gjakut, mjekët shpesh do të përshkruajnë ndryshime në stilin e jetës, si zvogëlimi i marrjes së kripës dhe alkoolit, ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve dhe më shumë ushtrime.

Hulumtimi i ri i kryer në Universitetin e Torontos ka treguar se pirja e sasive të moderuara të lëngjeve të frutave çdo ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut. Deri në dy të tretat e britanikëve nën 50 vjeç mund të jetojnë me hipertension të padiagnostikuar.

Ushqimi i dobët dhe mënyra e pashëndetshme e jetesës kanë bërë që të jetë në rritje numri i të sëmurëve që zhvillojnë hipertension deri në moshën 30-vjeçare, kështu që u rekomandohet të rriturve të të gjitha moshave që të kontrollojnë rregullisht presionin e gjakut.

Së fundmi, një hulumtimi i ri ka përcaktuar se disa zakonte të tilla si pirja e pijeve tuaja të preferuara, ndikojnë në formimin e mpiksjes së gjakut. Formimi i mpiksjes së gjakut mund të jetë kërcënues për jetën, ndaj duhet të reagoni në kohë nëse shikoni ndonjë ndryshim. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se kafeja kontribuon në formimin e trombozës venoze.