Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Alex Rodriguez ‘thumboi’ sërish Jennifer Lopez?!

Ndarja e bujshme e Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe nuk kalohet pa u vënë re edhe pse kanë kaluar tashmë muaj të tërë. Alex ka qenë i ftuar së fundmi në një bisede për “American League Division Series” dhe deklaratat e tij po bëjnë xhiro në rrjete sociale.

46-vjeçari bëri shaka për statusin e tij pasi u nda nga Lopez. E gjitha filloi kur transmetimi i drejtpërdrejtë i “FOX Sports” filloi të tregonte pamjet e lojtarëve nga Tampa Bay Rays. Pasi u shfaqën në ekran pamjet e aktors Cameron Diaz duke ushqyer me kokoshka Rodriguez gjatë “Super Bowl 2010”, Kevin Burhardt tha:

Nuk është hera e parë që njerëzit kanë ngrënë kokoshka në mes të lojës.

Ndërkohë A-Rod, i cili pati një lidhje me Diaz nga viti 2010 deri në 2011, ia ktheu me humor:

KB, kjo është ndoshta arsyeja pse jam beqar.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Alex do të ironizonte ish-partneren e tij, Jennifer Lopez. Më parë burime të afërta me Alex kanë treguar se ai u thotë miqve të tij se këngëtarja nuk është gjë në shtrat. Sipas tyre, Rodriguez ka rrëfyer se ish-çifti hiqej si i dashuruar para kamerave, ndërsa në shtëpi flinin në dhoma të ndara.

Rodriguez thotë se Jennifer Lopez i dukej si Mbretëresha e Akullit dhe i vjen keq për mashkullin që ajo po del.

Gjithashtu në muajin gusht Alex postoi një foto në “Instagram” teksa pozonte pranë një makine të kuqe të tipit “Porsche 911 GTS”, dhuratë që dikur i kishte bërë ish të fejuarës, Jennifer Lopez. Makinën luksoze ia kishte bërë surprizë kur artistja kishte mbushur 50 vjeçe, e cila kishte vlerën prej 140 mijë dollarësh. Duket se Alex Rodriguez ka rimarrë në zotërim atë makinë të shtrenjtë sportive, dhe shumë nga 3.9 milionë fansat dhe ndjekësit e tij në Instagram ishin të parët që e vunë re.