Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Ronela Hajati sapo na zbuloi të gjitha planet e saj për verën?

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Vetëm tre javë më parë, Ronela publikoi ‘Si Yll’ dhe deri më tani ka plot 4 milion klikime në platformën YouTube e duket se nuk ka të ndalur. E padyshim gjithë këto projekte të reja që artistja po publikon kërkojnë shumë energji dhe jo ‘ankohet’ herë pas here te ndjekësit e saj e pak më parë teksa ka bërë të njëjtën gjë me anë të një Instastory duket se na ka zbuluar të gjitha planet e saj për verën.

Më shpjegoni pak si do mundem të xhiroj sot prapë, të mbaroj dy këngë të reja në studio, të shkoj në Kosovë për xhirime, të bëj dy koncerte dhe të bëhem gati për Amerikë deri të dielën?

Pak ditë më parë, artistja ka ndarë me ndjekësit një pjesë nga kënga e saj më e re që do të jetë dhe e para për këtë sezon veror. Edhe pse një tekst që flet për ndarje, muzika është shumë ritmike dhe mesa duket, Roni do bëjë të kërcejnë edhe zemërthyerit.

Me anë të një Instastory ku i është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj, Ronela ka zbuluar se do të publikojë mbi dy bashkëpunime të reja.