Celebrities Rajoni Showbiz

Ndryshimi nis nga vetja! Ja çfarë ka vendosur Zana Krasniqi për të mbrojtur Nënën Natyrë!

Së fundmi, çështja e ngrohjes globale, rritja e frikshme e temperaturave, zjarret masive, apo çrregullimet e papritura të motit, përmbytjet, duket se kanë qenë kryefjala e momentit dhe një shqetësim global. Ditën e kaluar është shënuar temperatura më e lartë në Siçili, gjë që ka ndikuar dhe në gjithë kontinentin e Evropës. Sipas studimeve të shkenctarëve, kjo gjë duket se nuk do të ndalojë me kaq.

Situata është alarmante dhe shifrat e larta të temperaturave dhe emetimit të gazeve, do të vazhdojnë të rriten. Raporti i OKB -së, i cili u quajt “kod i kuq për njerëzimin”, tha se Toka ka të ngjarë të ngrohet me 1.5 gradë Celsius brenda 20 viteve të ardhshme – një dekadë më herët nga sa pritej më parë – dhe valët e nxehtësisë, përmbytjet dhe thatësira do të bëhen më të shpeshta dhe intensive. Shkencëtarët kishin pritur që temperaturat të rriteshin me 1.5 gradë C mbi nivelet midis 2030 dhe 2052, por tani besojnë se kjo do të ndodhë midis këtij viti dhe 2040.

Thirrjet se si njerëzit duhet të ndryshojnë mënyrën e tyre të të vepruarit ndaj natyrës janë bërë të shumta në rrjet. Nëse shprehja, ndryshimi fillon nga vetja, është me baza, pikërisht këtë duket se ka bërë dhe modelja e njohur Zana Krasniqi. Në një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, Zana ka bërë një deklaratë se do i futet politikës duke kandiduar si asambleiste në listën e Lëvisjes Vetëvendosje, me qëllimin e vetëm për të ruajtur ambientin dhe natyrën. Ajo shkruan:

Të dashur miq,

Si aktiviste ambientaliste, ndjej obligim që kauzës time për ruajtjen e Nënës Natyrë, t’i jap drejtimin e duhur para se të jetë vonë. Unë kam vendosur që në qytetin tim ku jam lindur e rritur, te kandidoj si asambleiste për Komunën e Prishtinës në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Duke pasur parasysh që flitet shumë e punohet pak në këtë drejtim, do ta marr si obligim që çështjet e ambientit të kenë një adresë. Vetëm së bashku mund të bejmë diferencën. Shpresoj në mbështetjen dhe votën tuaj. Ta duam, ta ruajmë dhe ta mbrojmë Nënën Natyrë.