Celebrities Gossip Showbiz

Në intervistën e fundit, Xhensila Myrtezaj na tregon të preferuarit e saj në “BBV2”!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh artistja u rikthye me shumë projekte të reja muzikore. Por, përpos karrierës bukuroshja është mjaft aktive me postime nga jeta e saj private duke ndarë shpesh postime mjaft të ëmbla me ndjekësit e saj.

Gjatë një interviste ditën e djeshme në “E Diell” Xhensila nuk mund të mos pyetej edhe për formatin më të ndjekur televiziv të momentit, pra për “Big Brother Vip 2”. Këngëtarja është shprehur se si ajo edhe Besi janë mbështetës të Luizit dhe se banorja femër që i pëlqen brenda shtëpisë është Jori.

Xhensila : Luizi edhe Besi është ‘Team’ Luizi, 

Argjira: Po nga vajzat?

Xhensila: Jori më pëlqen shumë

Familja Kallaku shpesh udhëton nëpër botë dhe ndan me ne momente nga pushimet e tyre. E pak ditë pasi përfunduan pushimet në Bali, së fundmi Xhensila na kanë treguar me anë të disa postimeve në Instagram se kanë nisur përsëri pushimet e këtë herë kanë zgjedhur si destinacion Singaporin.