Showbiz

Në pritje të fëmijës së dytë, Floriana Garo zbulon barkun e rrumbullakët

Ajo është në pritje të ëmbël, për herë të dytë dhe këtë lajm kaq të gëzueshëm e bëri të ditur në një intervistë të dhënë së fundmi.

Moderatorja e ëmbël Floriana Garo ka zbuluar se është 3-muajshe shtatzënë dhe do të donte shumë që vajza e saj 1-vjeçare të bëhej me vëlla.

Edhe pse nuk e zbuloi gjininë e bebes, ajo u shpreh e emocionuar që do të bëhet sërish nënë. Floriana gjithashtu ka publikuar edhe disa foto të shkëputura nga një event ku përpos pamjes së mrekullueshme duket qartë edhe barku i saj i fryrë.