Celebrities Gossip Showbiz

Nëse doni që të dëgjoni këngën e radhës nga Era Istrefi është në dorën tuaj!

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj, ku vetëm para pak ditësh publikoi këngën më të re. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.

Kënga e saj e re e titulluar ‘Bebe’, e pritur me padurim nga të gjithë, duket se pati një pëlqim të madh nga ndjekësit, të cilët mezi e prisnin rikthimin e Erës. Kënga kapi 1 milion klikime vetëm brenda 1 dite. Jo vetëm për muzikën, por edhe videoklipi i saj u pëlqye shumë nga fansat, të cilëve u kishte munguar shumë stili i veçantë i bukuroshes.

E duket se pas këtij rikthimi ajo nuk ka të ndalur pasi ditëve të fundit na kishte paralajmëruar se do të publikonte këngën e saj të radhës. E duket se për ta lansuar gjithçka është në dorën tuaj… Po, po mirë e dëgjuat! Me anë të postimit të saj më të fundit, ku shfaqet veshur shumë provokuese dhe me stil si di ajo vetë, Era ka ftuar ndjekësit e saj të komentojnë disa ’emoji’ nëse duan që bukuroshja ta publikojë videoklipin e këngës sa më parë.

Epo, jepi Era, mos i ‘torturo’ ndjekësit e tu…

Bebe’ arriti miliona klikime vetëm brenda pak ditësh dhe vazhdojnë akoma të rriten. Vetë Era na ka bërë me dije me anë të një Instastory se projekti i saj ka arritur mbi 13 milion klikime në platformën YouTube.