Celebrities Gossip Showbiz

Nëse ju kishte munguar, Elita Rudi zbulon se kur do të rikthehet në ekran!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave.

Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Megjithatë, duket se kësaj pauze i erdhi fundi. Mami Elita u kujdes për fëmijët e saj dhe tani duket t’i kthet pasioni të saj si prezantuese. Së fundmi, në një bisedë me ndjekësit e saj me ‘Ask me a question’ në Instagram-in e saj, Elita ka zbuluar se në shtator do t’i rikthehet ekranit.

Vetëm kaq ishte ajo çfarë na zbuloi Elita, për më shumë detaje na duhet të presim.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instastory-n e saj një ‘selfie’ të sajën me flokë të kapura si një vajzë e vogël dhe në formë shakaje tregoi se Gjiko-s nuk i kishin pëlqyer pasi nuk i shkonin një gruaje me fëmijë.