Celebrities Film & Tv Showbiz

Nga banorët e rinj, deri te çiftet e shtëpisë, gazetarja Klotilda Harka analizon gjithçka mbi “BBV3”!

Gazetarja Klotilda Harka ishte e ftuar sot në “Wake up” për një analizë mbi “Big Brother Vip 3”, banorët dhe situatat e krijuara deri më tani. Cilët banorë po bëjnë një lojë të mirë në Big Brother sipas saj?

Jul Deda dhe Egla Ceno po e bëjnë mirë lojën. Po luajnë brenda shtëpisë, jo me situatat jashtë… Sara deri tani ka luajtur dhe ajo fort. Ajo është e vetmja që ka rrëfyer histori dashurie me persona të ndryshëm. Në këtë aspekt Sara është më mendjehapura. Ka ardhur aty ‘pa doreza’. Por në këtë pikë të lojës duhet të gjëje një alibi aty, sepse tani po e lënë pas Juli dhe Egla.

Gazetarja vijon analizën, duke komentuar historitë personale të banorëve dhe tregon se çfarë impakti kanë ato në lojë.

Secili prej tyre ka sjellë një histori të caktuar. Deri tani duket që është e sinqertë. Por sesa impakt do të ketë në publik një histori e tillë, rrëfimi i historisë personale nuk ka impaktin që ka pasur dikur. Personazheve u duhen alibi të tjera.

Ndër të tjera, Klotilda komenton raportin Ilnisa-Meriton.

Mendoj që Ilnisa nuk po gjykohet për këtë. Ka sjellë një model ndryshe që shumë njerëz në Tiranë e bëjnë, por ajo po e bën para kamerave. Problemi është që kjo lidhja që po krijon ajo të jetë aq e bukur në sytë e publikut që njerëzit do duan të bëjnë si ajo.

Klotilda gjithashtu komenton tre banorët më të rinj të “BBV3”.

Julia është një personazh që ka qenë simpatik. Por kam përshtypjen që s’do dijë ta bëjë lojën. Nuk mendoj që do jetë ai personazhi që ajo pretendon të jetë. Personazhet e rinj duhet të hyjnë me një strategji të caktuar. Sara do prishë punë diku, ‘do trazojë ujërat’. Edhe te Sara kam dyshime. Silvi ka hyrë për të konkurruar Meritonin ose Romeon. Por nuk është ndonjë lojë e re.