Showbiz

Një bashkëpunim që nuk pritej, Keith Urban dhe Post Malone bashkojnë forcat për një projekt të veçantë muzikor

Këngëtari i muzikës ‘country’ njëkohësisht i famshëm edhe për faktin se është bashkëshorti i Nicole Kidman, Keith Urban ka konfirmuar bashkëpunimin e radhës.

Në një intervistë për “E News” ai ka rrëfyer se është duke punuar me reperin më të suksesshëm të momentit, Post Malone, për një projekt muzikor jo të zakonshëm.

Dyshja do të ndërthurin ritmet e rrymës hip-hop me ato country për të sjellë një prurje e cila në fakt është frymëzuar nga Elvis Presley. Kjo këngë do të publikohet në muajin janar dhe pritet të shndërrohet në një hit.

Askush nuk do ta kishte menduar se Keith Urban dhe Post Malona do të bashkonin forcat për një prurje muzikore por artistët krahas kësaj kanë krijuar edhe një shoqëri shumë të mirë me njëri-tjetrin për të cilën janë shumë krenarë.