Celebrities Gossip Showbiz

Një bjonde misterioze në krahët e Butrint Imerit?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Para pak ditësh artisti festoi ditëlindjen e tij në një nga resortet më luksoze të Tiranës ku nuk munguan disa nga emrat më në zë të showbiz-it, të cilët janë edhe miqtë e tij. Ajo që padyshim tërhoqi vëmendje ishte prania e vajzave shumë seksi, të njohura për publikun ose jo. E pak orë më parë ka qenë vetë Butrinti ai që ka ndarë një video me pjesët më ‘pikante’ nga festa e ditëlindjes e në disa momente dukej artisti duke kërcyer me një vajzë bjonde misterioze së cilët nuk i dukej portreti. Ndoshta bukuroshja ka qenë thjesht një mikeshë e tij si shumë të ftuara të tjera, por afrimiteti në video na vë paksa në dyshime. Po ju si mendoni?

Duket se Butrinti nuk ka ndërmend të ndalet dhe edhe pse sapo ka publikuar hitin e parë për këtë sezon veror ‘Diskoteka’ duket se do t’i surprizojë ndjekësit e tij me një tjetër projekt muzikor. Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtari, i cili me anë të një video ku tregon fansat në koncert teksa shfaqen duke kënduar një prej këngëve të tij krahas ka paralajmëruar surprizën e radhës.