Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Një ditë para ditëlindjes, Beatrix Ramosaj bëhet nostalgjike!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”.

Bukuroshja tanimë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale, duke qenë jo pak e kritikuar, megjithatë nuk i ka ndaluar asnjëherë komunikimet dhe me ndjekësit e saj dhe postimet në Instagram duke vazhduar normalisht jetën e saj dhe profesionin, muzikën.

Ditën e sotme, vetëm një ditë para ditëlindjes së saj të 28-të, Trixa është bërë nostalgjike dhe ka postuar në ‘Twitter’ një foto të fëmijërisë së saj, ku dhe shkruan:

 E pamundur, ky fëmijë mbush 28 nesër.

 

Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek, Trixa ditëve të fundit kishte paralajmëruar se do të publikonte një tjetër këngë. Dhe pikërisht ky projekt do të publikohet si dhuratë për ndjekësit e saj në ditën e 28-vjetorit të bukuroshes, pra sapo hyn data 9 qershor. Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi të bërë para pak minutash, duke na zbuluar një pjesë nga ‘look-u’ i saj në videoklip dhe titullin e këngës ‘Vonë’.